Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

1.6% është papunësia, Matoshi i reagon Gashit: Manipulim “Albinqe”

Gazeta10
28 October 2024 - 22:09

Në studion e “Politikos” është diskutuar edhe për raportin e progresit, i cili i ka qortuar Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Ky raport ka shkaktuar debat në studion e “Politikos”.

Ka qenë analisti politik, Blerim Gashi, i cili ka thënë se u ka rënë ndikimi raporteve të progresit, porse jo edhe rëndësia.

Sipas tij, ka mospërputhje mes këtij raporti dhe deklarimeve që po japin komisionerët evropianë gjatë vizitave në Kosovë dhe rajon.

“Në raport të progresit, po del zi e terr në shumë pika, ngecje e të tjera…. Knena shkon Von der Leyen thotë e përgëzojmë zotin Vuçiq edhe këtu është qajo diskrepanca që po del shumë e dobët edhe shumë e paaftë”, ka thënë Gashi.

Megjithatë, qëndrime të tjera janë dhënë nga komenatorët politikë.

“Zoti Gashi, a u livdu edhe zoti Vuçiq? A është qaj fashisti juaj që po e lavdëron Von der Leyn edhe O’Brien”, ka pyetur Matoshi, teksa ka thënë se lavdërimet për të dyja palët lidhen pikërisht me qëllim që BE të krijojë lidhje më të mira me të dyja palët.

Ndërkaq Gashi është kundërpërgjigjur se komisionerja evropiane e ka lavdëruar ekonominë e Kosovës dhe se këtë e dëshmojnë edhe shifrat e Bankës Botërore.

“1.6% është papunësia sipas shifrave të Bankës Botërore”, ka thënë Gashi.

“E pavërtetë”, ka reaguar Matoshi, i cili e ka quajtur mashtrim.

Tutje, Matoshi ka theksuar se nuk u beson ekspertëve të Bankës Botërore, por atyre në Kosovë, teksa pretendimet e Gashit i ka quajtur “manipulim Albinqe”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.