Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Forca Strategjike Rezervë e KFOR-it largohet nga Kosova pas misionit 45-ditor

Gazeta10
28 October 2024 - 23:22

Forca Rezervë Strategjike e KFOR-it (SRF) e dislokuar nga Britania e Madhe u ridislokua sot nga Kosova, pasi përfundimit të një misioni 45-ditor në mbështetje të përpjekjeve të KFOR-it për të vazhduar kontributin për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë KFOR përmes një komunikate.

Ky dislokim ka përfshirë si Forcën Rezervë Strategjike ashtu edhe Forcën Rezervë Aleate, po ashtu dhe një sërë detyrash të tilla si patrullimet rutinë dhe misionet e zbulimit, disa prej të cilave u zhvilluan përgjatë Vijës Kufitare Administrative.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.