
Tek pjesa e korrupsionit, Kosova në vitin 2024 ka shënuar një rënie të lehtë nga 0,48 sa ka qenë në vitin 2023 në 0.47.
Tek sektori i qeverisë së hapur po ashtu ka një rënie të lehtë nga 0.58 në 0.57, raporton Gazeta Express.
Rënie tregohet edhe tek drejtësia civile, ku Kosova nga 0.50 sa ka qenë në vitin 2023, ka rënë në 0.48.
Derisa rritje për 0.1 ka shënuar tek “Kufizimet e pushtetit të qeverisë”, “rendi dhe siguria” dhe “drejtësia penale”.
Në rajon, progres ka shënuar Shqipëria me dy pozita dhe Mali i Zi me një pozitë. Serbia ka rënie prej një pozite, derisa Maqedonia e Veriut ka stagnuar siç ka qenë në vitin 2023.