Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rritja e pagave nga janari, Zjarrfikësit të pakënaqur me koeficientin e caktuar

Gazeta10
29 October 2024 - 18:12

Vendimi i kreut të qeverisë për ngritjen e pagës për pesë kateogori të caktuara zgjoi kritikat e partive opozitare. Dhe jo vetëm, ngritja e koeficientit në 6.0 nuk po konsiderohet e mjaftueshme as nga zjarrëfikësit, raporton Gazeta10.

Për kryetarin e Sindikatës së zjarrfikësve, Muharrem Beka rritja paraparë është simbolike.

” Unë mendoj se çdo rritje e pagave është e mirëseardhur dhe ne nuk jemi kritikues të vendimit, mirëpo shuma e cila është paraparë të jetë rritje për zjarrfikësin është simbolike dhe mendoj se nuk e përmirëson jetën e zjarrfikësve”, deklaroi Beka.

Sipas tij, ajo edhe quhet e tillë bazuar në ngritjet e çmimeve.

“Duke e pas parasysh koston, ngritjen e çmimeve kjo me të vërtetë është jo e kënaqshme sepse duhet rritur fuqia blerëse. I kemi çmimet ndoshta edhe më të larta se në BE andaj shporta e konsumatorit është e mangët”, shtoi ai mes tjerash. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.