Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Premtimet e Abdixhikut, Buzhala: LDK po devijon nga kursi i vetë!

Gazeta10
29 October 2024 - 21:00

Vendimin e fundit të qeverisë për rritjen e pagave, analisti politik Viktor Buzhala, e ka cilësuar si nisje reale të fushatës elektorale.

“Kjo është nisja reale e fushatës elektorale”, ka thënë Buzhala në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Sipas Buzhalës, ky vendim nuk i sjell përfitim maksimal elektoral Lëvizjes Vetëvendosje.

“Këta kanë vendos mos me i rrittë pagat 110 euro qysh nga janari, por kanë vendos me shty gjysmen e rritjes në korrik. Besoj është kalkulim i tyre, mirëpo nuk është gjysma e përfitimit elektoral”, ka thënë Buzhala.

Analisti Buzhala nuk ka kursyer as Lidhjen Demokratike të Kosovës. Teksa ka komentuar premtimet e Abdixhikut për rritje të pagave, Buzhala ka thënë se LDK po devijon nga kursi i vetë.

“Këtë e shfrytëzoj edhe z.Abdixhiku sot kur nuk i vendosi pagat që kanë me qenë nga korriku i vitit 2025, mirëpo i vendosi vetëm pagat e janarit… Sigurisht që këtu e shoh një devijim të LDK-së nga kursi i vetë”, ka thënë Buzhala. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.