
Një xhami në fshatin Dardani të Ferizajt është vjedhur nga persona të panjohur, raporton Gazeta10.
Imami i kësaj xhamie ka deklaruar në polici se një person ka kryer vjedhje aty.
Rasti u konfirmua për Gazeta10 nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha sipas denoncuesit (imamit), i dyshuari kishte hyrë i maskuar edhe me forcë e kishte hapur arkën, dhe ka vjedhur parat (e grumbulluara për mirëmbajtjen e objektit).
“Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe është duke u hetuar”, tha Veseli./Gazeta10