
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë se në rast të shpërthimit të luftës ashtu siç ka deklaruar kryeministri Kurti, sipas saj kreu i ekezekutivit bashkë me partiakët e tij të VV-së, do të ikin të parët.
Bunjaku-Rexhepi në Info10 tha se shefi i Qeverisë ka përgjegjësi të madhe kur flet para qytretarëve, madje sipas saj i njëjti nuk duhet të ndjellë panikë te ta, shkruan Gazeta10.
“Ku është arsyeja që mund të bëhet lufta sipas Kurtit, kur është NATO? A Albin Kurti e deputetët e tij kanë me na mbrojtë neve a? Po nuk kemi me mujt me i nxon nëpër shtete të Evropës, ata kanë edhe pasaporta të Shëipërisë, Kurti e ka familjen në Norvegji atje shkon. Kurti ka përgjegjësi kur flet para qytetarëve, duhet t;i bëjë të ndihen mirë ata “, tha Bunjaku në Info10./Gazeta10