Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani në Doha: Familja ka qenë bërthama më e fortë që mbajti gjallë rezistencën e popullit në Kosovë

Gazeta10
30 October 2024 - 10:02

Presidentja Vjosa Osmani  po merr pjesë në konferencën e 30-vjetorit të Vitit Ndërkombëtar të Familjes,e cila po mbahet në Doha, Katar.

“Kam nderin të marr pjesë me ftesën e Lartmadhërisë së Saj Sheikha Moza bint Nasser”, ka shkruar Osmani për ngjarjen, duke njoftuar se ka diskutuar në panelin kryesor të kësaj konference.

Ajo aty ka folur për familjen dhe rolin e saj gjatë viteve të rezistencës të popullit të Kosovës.

“Në panelin kryesor “Pse kanë rëndësi politikat familjare?”, diskutuam se si ndryshimet demografike po i formësojnë politikat familjare dhe fola për politikat tona që fuqizojnë familjet e reja dhe gratë. Në vitet më të rënda për popullin tonë, familja ka qenë bërthama më e fortë që e ka mbajtur gjallë rezistencën, moralin lart dhe identitetin kombëtar mbi të gjitha. Edhe sot, familja mbetet një ndër shtyllat më të forta prapa çdo suksesi individual e kolektiv dhe bazament për politika të suksesshme sociale dhe ekonomike”, tha Osmani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.