
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se pjesë e Konvetës për Barazi dhe Fuqizim të gruas brenda PDK-së, kanë qenë të gjitha aktiviste të kësaj partie.
Çitaku në Facebook ka shkruar se i tërë koncepti dhe programi i konventës është miratuar në kryesinë e PDK-së pa asnjë votë kundër.
“Por, PDK do të hapet, dhe do të sjellë brenda vetës edhe gra e burra që nuk janë sot në PDK. Sepse vetëm ashtu ecim përpara. Do të krijojmë klimë pune për secilin që na bashkangjitet. E të tillë ka plotë. Nuk do të lejojmë monopolizim.
Rrugëtimin në politikë nuk e kemi të gjithë të njejtë. Disa e fillojnë shumë herët si unë, dhe rriten në politikë, disa ndërtojnë profil dhe karrierrë profesionale, e pastaj i bashkohen politikës. Asnjëra nuk është gabim. Të dyja janë të vlefshme.”, ka shkruar ndër të tjera ajo./Gazeta10