Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dezinformimi i Petkoviqit i kalon kufijtë: Gjatë qeverisjes së Kurtit u pushkatuan shtatë serbë

Gazeta10
30 October 2024 - 13:27

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka dezinformuar sërish se në Kosovë serbët po persekutohen dhe po “pushkatohen”. Gjithashtu, ai e bëri kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti përgjegjës për ndërmarrje të “masave armiqësore”.

“I vetmi që po merr masa armiqësore dhe po bën lëvizje armiqësore është Albin Kurti me veprimet e tij të njëanshme, të dhunshme dhe akte e veprime të paligjshme në dëm të popullit serb, si dhe të gjithë paqes në Ballkanin Perëndimor… gjatë qeverisjes së Kurtit janë pushkatuar shtatë serbë, dhjetëra prej tyre janë arrestuar arbitrarisht dhe gati 20 për qind e serbëve janë arrestuar dhe dëbuar nga veriu” dhe tha se këto ishin “akte të qarta dhe të dokumentuara dhune, agresioni dhe armiqësie”. Qëllimi i tij i vetëm është dëbimi i serbëve nga vatrat e tyre shekullore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.