
Drejtori i Shërbimeve Publike, Agron Nikqi në emisionin “Dita e Re” iu është përgjigjur ankesave të qytetarëve.
Nikqi tha për ankesën e ndriçimit publik se nuk kanë mjete të mjaftueshme përshkak të dëmtimit të madh që ju është bërë në buxhetin e mallrave dhe shërbimeve, raporton Gazeta10.
“Këto tetë vitet e fundit nga 1 mijë e 500 trupa ndricues, tash i kemi rreth 22 mijë trupa ndriçues, çdo vit i kemi vendosur 2 mijë trupa ndriçues, buxhetin që e kemi për mallra dhe shërbime këtë vit në atë pjesë jemi dëmtuar nga përmbaruesi pasi që janë marrë shumë mjete nga ai buxhet i cili merret me mirëmbajtjen e rrugëve, prandaj prishet tek ndriçimi publik janë të mëdha dhe parat janë të pakta dhe në këtë rast po duhet ato pata të kursehen vetëm për raste më emergjente”, tha ai në Kanal10.