Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lladrovci: Drenasi miratoi buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë

Gazeta10
27 September 2022 - 19:26

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se sot Kuvendi Komunal ka miratuar buxhetin më të madh ndonjëherë.

Lladrovci këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Gazeta10.

“Sot, ishte ditë e mbarë për komunën tonë, sepse, është miratuar Buxheti i përgjithshëm i komunës. Ky buxhet, për vitin 2023, do të jetë 18.156.891 euro, ndërsa buxheti për Investimet kapitale është 6,041,095 euro. Në këtë mbledhje është miratuar dhe projeksioni buxhetor për vitet 2024-2025.

Buxheti i përgjithshëm është 18,156,891 euro, ndërsa buxheti për investime kapitale është 6,041,095 euro. Ky është buxheti më i madh që ka pasur Komuna e Drenasit, po ashtu më i madhi edhe në kategorinë e investimeve kapitale. Me këtë buxhet janë paraparë projektet kapitale të cilat do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm.”, ka shkruar ndër të tjera ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.