Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​MPJD: Petar Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë, nuk respektoi marrëveshjen për vizita

Gazeta10
27 September 2022 - 19:25

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka miratuar kërkesën e drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, për të hyrë në Kosovë më datën 27 shtator 2022.

Në një komunikatë për media thuhet se mosdhënia e lejes për vizitë, bazohet në mosrespektimin e përsëritur nga ana e Petkoviq të marrëveshjes lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë, lidhur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Petkoviq në vazhdimësi është paralajmëruar që gjuha e përdorur nga ai bie ndesh me marrëveshjen dhe që përdorimi i përsëritur i kësaj gjuhe rrjedhimisht çon në refuzimin e kërkesave për të hyrë në territorin e Kosovës, thuhet tutje në komunikatë.

Qëndrimet e përsëritura të Petkoviq ndaj Republikës së Kosovës kanë karakter tejet dezinformues, propagandues dhe synojnë nxitje të urrejtjes.

Shpresojmë që në të ardhmen Petkoviq të heqë dorë nga deklarata të tilla, të cilat synojnë rrënimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, përfundon komunikata./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.