
Është arrestuar edhe anëtari i tretë i familjes Gashi, Selim Gashi të dyshuar për kultivimin e 1 ton marihuanë në Klinë.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për Gazeta10 zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi i cili tha se tashmë të tre familjaret Gashi kanë përfunduar në pranga.
Mbrëmë në një aksion të madh të Njësisë Speciale janë arrestuar Faik dhe Gëzim Gashi në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.
Me 10 gusht, në një fshat të Klinës – në rastin “Mirusha”, ishin gjetur dhe asgjësuar gjithsej 1 ton bimë narkotike të llojit marihuanë./Gazeta10