Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Maqedoncit i konfirmohet mundësia për dërgimin e kadetëve në Katar – iu mbulohen edhe shpenzimet

Gazeta10
31 October 2024 - 14:58

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është pritur me ceremoni të lartë ushtarake nga  Gjeneralbrigade Ali Mohammed Al Fadala, në Akademinë Ushtarake Ahmet Bin Mohammed.

Maqedonci ka thënë se nga Gjeneralbrigade Al Fadala dhe stafi i Akademisë u njoftua rreth programit ushtarak dhe akademik si dhe vizituam ambientet trajnuese në Akademinë ushtarake të Katarit.

“Gjatë vizitës dhe takimeve që kisha na u konfirmua mundësia për të dërguar kadetë të cilët do të ndjekin programin edukativ ushtarak në këtë akademi dhe Shteti i Katarit mbulon të gjitha shpenzimet. Në Akademinë Ushtarake Ahmet Bin Mohammed ndjekin programin mbi një 1000 kadetë nga Katari dhe vendet e rajonit”, ka shkruar Maqedonci në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.