Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sinani: Raporti i BE-së për Serbinë, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të diskriminuar

Gazeta10
31 October 2024 - 15:16

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2024 për Serbinë është thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të diskriminuar.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se në raport janë vënë në vëmendje disa çështje të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Luginë.

“‘Pasivizimi’ i adresave dhe kontrolli i paqartë i statusit të rezidencës nga policia. Mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike dhe polici”.

“Tekste të pakta shkollore dhe pamundësi për arsim në gjuhën amtare. Kërkojmë që Serbia të veprojë tani për të përmbushur këto detyrime dhe të garantojë të drejtat tona si qytetarë të barabartë”, ka thënë Sinani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.