Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Daçiq: U arrestua shtetasi i Zvicrës që bëri shqiponjën në Beograd

Gazeta10
02 November 2024 - 20:23

Raportohet se policia në Beograd ka arrestuar një shtetas të Zvicrës, i cili thuhet se në sheshin “Nikola Pashiq” ka bërë simbolin e shqiponjës dykrenare, ndërsa një tjetër që dyshohet se ka qenë në rolin e fotografit është duke u kërkuar.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, që sipas tij, personi i arrestuar është B.C. 32 vjeç.

Ndërsa personi i kërkuar G.V. 33 vjeç, po ashtu shtetas i Zvicrës, është shpallur në kërkim.

“Puna e mëtutjeshme për këtë rast vijon”, ka thënë Daçiq, raporton Danas.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.