
Përfaqësuesi i organizatës ‘KUSA’, Labinot Salihu i ftuar në eventin special të televizionit Kanal10, ka treguar për rëndësinë e bashkëpunimit të medium 10 së bashku me Ambasadën Amerikane.
Salihu ka treguar se ky është një bashkëpunim i veçantë i televisionit me ambasadën dhe se luan rol të rëndësishëm, raporton Gazeta10.
“Është një ditë e veçantë edhe pse në Kosovë nuk ka zgjedhje ne jemi të lidhur sidomos në aspektin e demokracisë dhe funksionimit të shtetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.
Labinoti gjithashtu e përgëzoi televizionin 10 për organizmin madhështorë që e ka bërë për nder të zgjedhjeve në Amerikë.
“E përgëzoj Kanal10 sa i përket aspektit të organizimit edhe të infrastrukturës por edhe në menaxhimin e përgjithshëm të musafirëve dhe strukturës në të cilën është bërë i gjithë organizmi”, tha ai në Kanal10./Gazeta10