
Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka i ftuar në edicionin special të zgjedhjeve amerikane ka folur rreth pikëpamjes së tij sa i përket zgjedhjeve në SHBA.
Ai ka thënë se kjo garë në mes të Donald Trump dhe Kamila Harris është shuëm e ngushtë dhe se këto zgjedhje janë të paparashikueshme, raporton Gazeta10.
“Gara ka qenë jashtëzakonisht e ngushtë edhe në aspektin e personaliteteve të kandidatëve për atë që ata e sjellin në garë, por edhe në aspektin e ideve që ata i kanë prezantuar në të njejtën kohë, të gjitha lajmet në shumë mediume thonë se mund të jenë zgjdhjet më të rëndësishme në historinë e Amerikës të cilat mund të kenë ndikim në rrjedhjen e raporteve në mes të shteteve të ndryshme”, tha ai në Kanal10./Gazeta10