Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në “Kodrën e Trimave”, policia jep detaje

Gazeta10
06 November 2024 - 9:03

Policia e Kosovës e ka konfirmuar plagosjen me armë zjarri të një personi në lagjen “Kodra e Trimave”, apo siç njihet ndryshe Vranjefc në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Gazeta10 se një person është plagosur me armë zjarri nga një person tjetër.

“Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.