Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Netanyahu uron Trumpin: Fitore e madhe, rikthim historik në Shtëpinë e Bardhë

Gazeta10
06 November 2024 - 10:58

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka uruar Trumpin dhe gruan e tij Melanian për “rikthimin më të madh ndonjëherë”.

“Rikthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë mundëson një fillim të ri për Amerikën dhe një përkushtim të ri të madh për aleancën e mrekullueshme mes Izraelit dhe Amerikës. Kjo është fitore e madhe”, ka shkruar ai në platformën X.

Kandidati i republikanëve për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i është afruar fitores në zgjedhje, pasi ka siguruar 267 prej 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral për t’u shpallur president.

Megjithatë, ai nuk është shpallur zyrtarisht president i SHBA-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.