Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Broja është rikthyer në stërvitje me Evertonin

Gazeta10
06 November 2024 - 14:21

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, është rikthyer në stërvitje me Evertonin.

Broja ishte i lënduar që një kohë të gjatë dhe ende s’ka patur mundësi të bënte debutimin me klubin nga “Godison Park”.

Përmes rrjeteve sociale, skuadra e Evertonit ka njoftuar kthimin e Brojës në stërvitje.

“Kënaqësi të të shohim këtu”, ka shkruar klubi i Evertonit në rrjetet sociale

Nuk dihet nëse Armando do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme në Premier League. Gjithashtu nuk dihet nëse emri i sulmuesit do të jetë në listën e trajnerit Sylvinho për Shqipërinë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.