Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kortoçi nga New York: Shqiptarët duhet ta shohin Trump si mik, jo si armik

Gazeta10
07 November 2024 - 9:11

Aktivisti i komunitetit shqiptar në New York dhe New Jeresy, Sadri Kortoçi ka treguar për atmosferën e organizuar nga shqiptarët në Amerikë pas fitores së Trumpit.

Ai ka thënë se të gjithë shqiptarët duhet ta shohin Trumpin si mik dhe jo si armik të tyre, raporton Gazeta10.

“Zoti Trump ka punuar me shqiptarët dhe i njeh shumë mirë, e dinë që shqiptarët janë familjarë dhe puntorë të cilët e kanë suportu edhe në votime, shqiptarët duhet ta shohin Donald Trumpin si mik dhe jo si armik, nuk ka lidhje edhe pse na kanë ndihmu edhe Demokratët”, tha ai për Kanal10.

Kortoci shton se shqiptarët duhet ta zgjedhin njëherë e përgjithmonë cështjet me Serbinë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.