
Psikologu Rron Kastrati në një lidhje direkte në emsionin e mëngjesit, ‘Dita e re’ ka komentuar hyrjen, daljen dhe situatën brenda në shtëpi në mes të Drenushës dhe ish bashkëshortit të saj, Atillës.
Ai ka thënë se Drenusha ka arritur të menaxhojë shumë mirë situatën dhe se nuk ka rrëshqitur në lojërat e Atillës, raporton Gazeta10.
“Hyrja e Atillës ka ndryshuar rrjedhën e lojës, dhe ka qenë një katalizator në atë shtëpi, por që reagimet e Drenushës kanë qenë burrërore, të fuqishme dhe nuk rrëshqiti në lojërat e Atillës dhe nuk i’u nënshtrua në asnjë moment, ju e keni parë edhe situatën kur ai i’a zgjati dorën por ajo nuk i’a dha, dhe ajo e tregoi karakterin e saj të fortë si një femër”, tha ai për Kanal10./Gazeta10