Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri pas fitores së Trump: Kanë nisur spekulime për prekjen e kufijve, por ne themeluesit e shtetit jemi gjallë

Gazeta10
07 November 2024 - 10:16

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në ShBA, ka thënë se kanë nisur spekulime të ndryshme për prekjen e kufijve apo ndarjen e veriut.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri shton se “ne themeluesit e shtetit të Kosovës jemi gjallë, populli trim i Kosovës është gjallë – i mposhtëm herën e kaluar, prapë i mposhtim këto skenare serbomëdha..”.

“Po e shoh se me ardhjen e Trumpit kanë nisur spekulime të ndryshme për prekjen e kufijve apo ndarjen e veriut – ne themeluesit e shtetit të Kosovës jemi gjallë, populli trim i Kosovës është gjallë – i mposhtëm herën e kaluar, prapë i mposhtim këto skenare serbomëdha..”, ka shkruar Tahiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.