Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj e kujton takimin me James Mattis, thotë se e kishte ndihmuar për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Gazeta10
28 September 2022 - 11:49

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar takimin me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, i cili  e kishte ndihmuar për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, raporton Gazeta10.

Haradinaj ka thënë se ky takim ka qenë ndër më të rëndësishmit në karrirën e tij politike.

Tutje, i pari i AAK-së ka thënë se është për jetë mirënjohjës Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe Sekretarit Mattis.

Këtu keni postimin e plotë:

“E rikthej në vëmendjen e opinionit publik një takim të realizuar si sot katër vjet më parë në Pentagon, me Sekretarin e Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, ndër më të rëndësishmit në karrierën time politike, mbështetja e të cilit rezultoi me krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Mirënjohës për jetë SHBA dhe Sekretarit Mattis”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.