Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia jep detaje nga aksidenti në Prishtinë

Gazeta10
07 November 2024 - 14:44

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ku si pasojë ka mbetur e lënduar një grua.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 13:00,  është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim  mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, ka deklaruar Ahmeti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.