Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nisen për në Hagë Pacolli dhe ish-presidentët e Shqipërisë, pa presidentët nga Kosova

Gazeta10
28 September 2022 - 13:26

Janë nisur për në Hagë kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, së bashku me ish presidentët e Shqipërisë, raporton Gazeta10.

Kështu, Pacolli me aeroplan personal për në Hagë është nisur me Bamir Topin si dhe Pandeli Majkon.

Në Hagë ata do të takojnë krerët e UÇK-së që po qëndrojnë prej rreth dy vitesh në paraburgim.

Ky lajm është bërë i ditur nga Jetlir Zyberaj nga ekipi i Pacollit.

Ndërsa, ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga kanë refuzuar ftesën e Pacollit. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.