Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani e quan produktiv takimin me kryeministrin e Finlandës: Do mbështetet rrugëtimi ynë euroatlantik

Gazeta10
09 November 2024 - 16:46

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot në Budapest një takim, siç është shprehur ajo “produktiv” me kryeministrin e Finlandës, Petteri Orpo.

Ajo tha se diskutuan për forcimin e marrëdhënieve bilaterale.

“Në Budapest, zhvillova një takim produktiv me Kryeministrin e Finlandës, Petteri Orpo. Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, si dhe mbështetjen për rrugëtimin euroatlantik të shtetit tonë. Përkushtimi ynë i përbashkët është thellimi i bashkëpunimit ndërshtetëror në dobi të qytetarëve të të dy shteteve”, ka shkruar Osmani, në një postim në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.