
Lajmi i para disa ditësh për fillmin e mësimit me orar të shkurtuar në shkollën “Hasan Prishtina” në kryeqytet po del jo i vërtetë.
Prindërti kanë alarmuar se vetëm 1 ose 2 mësimdhënës po paraqiten në klasë dhe kjo ka shkaktuar huti.
Shaip Mustafa, në rrjetin e tij social e ka përshkruar këtë situatë.
“Në media ka dal se nxënësit e shkollës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, po mbajnë mësim! Po, ne po i dergojmë në shkollë, po mësim nuk po mbajnë. Prej 6 orëve, vetëm një eventualisht dy arsimtarë shkojnë në klasë, edhe ata nuk zhvillojnë mësimin, po vetëm qëndrojnë deri të kryhet ora! Në ora 7.30, nxënësit duhet të jenë në klasë, por ata nuk i pret askush!” ka shkruar ai.
Greva e arsimit në Kosovë ka hyrë në ditën e 28./Gazeta10