Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Qëndroi në pushim mjekësor që nga muaji shkurt”, Trepça largon përkohësisht nga puna një punëtor

Gazeta10
11 November 2024 - 15:55

Ndërmarrja Trepça Sh.A ka pushuar përkohësisht nga puna punëtorin me inicialet V.M pasi që sipas tyre i njëjti ka keqpërdorur pushimin mjekësor.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, ai ka filluar pushimet mjekësore që nga data 06.2.2024 dhe ende vazhdon të jetë në pushim mjekësor.

“Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-212 I PUNËS neni 59 paragrafi 4 cek se:

-I punësuari ka të drejtë në kompensim të pushimit mjekësor sipas paragrafit 3. të këtij neni në kohëzgjatje prej dhjetë (10) deri në nëntëdhjetë (90) ditë pune.

Po ashtu neni 66 paragrafi 4 i Rregullores për marrëdhënie punës për punëtoret e Trepça Sh.A cek se:

-I punësuari ka të drejtë në kompensim të pushimit mjekësor sipas paragrafit 3. të këtij neni në kohëzgjatje prej dhjetë (10) deri në nëntëdhjetë (90) ditë pune.

Në këtë rast, z.V.M. ka keqpërdorur pushimin mjekësor kur vetëm në vitin 2024 i njëjti ka munguar 194 ditë pushim mjekësor, kështu i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1 nën paragrafi 1.7 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftimin e Trepçës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.