
Psikologja Mirjeta Pestisha në një lidhje të drejtpërdrejt me emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka komentuar dhunën e trajnerit kosovar ndaj një tetëvjeçare e cila rezulton të jetë vajza e tij.
Ajo ka thënë se duhet të kemi kujdes dhe ta ruajmë vajzën, gjendjen emocionale të saj, dhe familjarët e saj, raporton Gazeta10.
“Ne e dimë që dhuna është përdorur edhe tek fëmijët më të vegjël në shkolla mirëpo kjo është normalizu, dhe ky është problemi që tek ne normalizohen gjërat bëhen tabu për disa ditë, dhe pastaj harrohen, duhet të ruhet gjendja emocionale e vajzës që ajo të arrijë të rimëkëmbë veten e saj dhe të bëhet më e mira në atë sport të cilën e praktikon”, tha ajo në Kanal10.