
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social X.
Më tutje është bërë e ditur se Begaj me Kamberin kanë diskutuar për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës.
‘’Me Shaip Kamberin, deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi, diskutuam për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët në këtë trevë’’, ka shkruar Begaj.