Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shkolla “paradoks” në Maxhunaj të Vushtrrisë

Gazeta10
28 September 2022 - 19:18

Raporti: Saranda Alshiqi/Kanal10

Shkolla “Rilindja” e fshatit Maxhunaj të Vushtrrisë funksionin tash e gjashtë vite me derë, por pa shkallët emergjente. Derisa, ana tjetër e shkollës është pa derë, por me tarraca. Drejtori i shkollës, Resul Igrishta thotë se për këtë çështje ka bërë disa herë kërkesa. Kryetari i komunës, Ferit Idrizi paralajmëron padi nëse në projekt kanë qenë të parapara edhe shkallët. Nga kompania ndërtuese thonë se projekti nuk e ka paraparë derën e shkallët, shkruan Kanal10.

Po ta shohësh në fotografi, duket të jetë vetëm një montazh.

Por, në të vërtetë, ky është realiteti i një shkolle të ndërtuar tash e sa vite në Kosovë.

Objekti i ri i shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Maxhunaj të Vushtrrinë, e cila është ndërtuar gjashtë vjet më parë, ka mbetur pa derë emergjente, e tarraca pa derë.

Drejtori i kësaj shkolle, Ruzhdi Igrishta thotë se ndërtimi i shkallëve u neglizhua edhe pas kërkesave që bëri, duke u detyruar kështu që derën ta kenë çdoherë të mbyllur për shkak të rrezikut të nxënësve.

Ai ka shtuar se tarraca është paraparë për strehë.

Për këtë, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi thotë se nëse në projekt janë paraparë edhe shkallët do të iniciohet padi ndaj kompanisë.

Ndërsa, nga kompania “Rukolli”, e cila bëri ndërtimin e shkollës, thonë se nuk kanë asnjë obligim të mbetur ndaj shkollës.

“Avdi Çitaku nga kompania Rukolli ka kryer obligime për shkollën edhe më shumë se çka është paraparë, ndërsa për shkallët në fjalë, sipas marrëveshjes nuk janë paraparë të ndërtohen, ajo çështje i takon komunës. Tarraca nuk është paraparë të jetë me derë, për shkak se është parashikuar të jetë strehë, në të cilën përfshihet kalldaja e shkollës.”, tha Avdi Çitaku – Kompania “Rukolli”.

Shkolla fillore “Rilindja” është ndërtuar në vitin 2016 dhe që nga atëherë ka mbetur në këtë gjendje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.