Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

SBASHK-u kërkon mendim nga anëtarësia, Këshilli i Prindërve paralajmëron protesta

Gazeta10
28 September 2022 - 19:56

Raporti: Viola Korça/Kanal10

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë të ditur se po kërkon mendimin e anëtarësisë për pezullimin e grevës në arsim deri në janar dhe mësimi të fillojë më 3 tetor. Nga SBASHK-u  janë shprehur se për shkak të agjendës së kryeministrit Kurti jashtë vendit, nuk është diskutuar për një takim të radhës. Ndërkaq, Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka thënë se nëse fëmijët nuk fillojnë mësimin më 1 tetor, atëherë do të protestohet në Sheshin Skënderbe në Prishtinë, shkruan Kanal10.

Shenja për pezullim të grevës ka dhënë sërish Sindikata e Bashkuar e Arsimit.

Përmes një njoftimi është bërë e ditur se kjo sindikatë po kërkon mendimin e anëtarësisë për pezullimin e grevës deri në janar dhe mësimi të fillojë më 3 tetor.

Derisa thonë se Kurti e dëshmoi se nuk do që të zgjidhë kërkesat e grevistëve.

Reshit Kushaj, kryetar i Këshillit Grevistë të SBASHK-ut ka thënë se nuk është biseduar më për takime të radhës me qeverinë, për shkak të agjendës së kryeministrit.

Të shqetësuar me këtë situatë shprehen nga Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Visar Islami ka thënë se  i kanë dërguar letër Qeverisë dhe SBASHK-ut, ku i kanë dhënë afat për një zgjidhje deri më 1 tetor, ndryshe ata paralajmërojnë protesta.

Përveç 13 shkollave në nivel vendi që kanë filluar mësimin, në grevë nga 25 gushti janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshte publike, punëtorë të administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.

Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove në muaj për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Ligji për pagat. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.