Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kamenica mbyllet për mediat dhe shoqërinë civile

Gazeta10
28 September 2022 - 20:11

Në seancën e Kuvendit Komunal në Kamenicë të martën nuk u lejua që mediat dhe shoqëria civile të bëjnë xhirimi brenda sallës. Kryesuesi i kuvendit ka kërkuar që të ndalen xhirimet me arsyetimin se po bëhen shantazhe me to. Për këtë kanë reaguar nga opozita, shoqëria civile dhe mediat. Derisa, nga monitorues të pushtetit lokal kanë thënë se në bazë të rregullores së pushtetit lokal, kuvendi komunal nuk lejohet të mbajë seanca të mbyllura, shkruan Kanal10.

Kuvendi Komunal i Kamenicës, të martën e 27 shtatorit, ka miratuar draft buxhetin për vitin 2023, mirëpo në këtë seancë nuk janë lejuar gazetarët dhe shoqëria civile që të bëjnë xhirime.

Përmes një video të siguruar nga Kanal 10, shihet se kryesuesi i kuvendit, Liridon Kastrati kërkon që media të ndërpresin xhirimet dhe mos të lejohen pa kartelat identifikuese si media.

Kryesuesi i asamblesë komunale, Liridon Kastrati ka thënë se këtë kërkesë e ka bërë pasi mediat po bëjnë xhirime të cilat nuk po i postojnë të plota, duke akuzuar mediat se pastaj po bëjnë shantazhe.

Për këtë vendim të kryesuesit, Kanal10 ka kërkuar sqarime edhe nga kryetari i komunës, Kadri Rahimaj, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Por, menjëherë pas kësaj kanë reaguar nga opozita dhe shoqëria civile, të cilët kanë replikuar gjatë seancës.

Ndërkaq, pronari i radio “24 Kamenica” ka thënë se kanë qëndruar në sallë vetëm 20 minuta, pasi nuk kanë dashur të tensionojnë situatën pas kërkesës së kryesuesit.

E nga shoqëria civile kanë thënë se një gjë e tillë është e patolerueshme, derisa prezenca e mediave nuk pengon mbarëvajtjen e procesit.

Madje, Amir Jakupi nga organizata “Fortesa” se përmes këtij emaili dëshmohet se ai ka pasur leje për pjesëmarrje në seancë.

Ndërkaq, Bekim Salihu nga Instituti GAP, ka thënë se në bazë të rregullores së pushtetit lokal, kuvendi komunal nuk lejohet të mbajë seanca të mbyllura.

Ndryshe, sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, nenit 45, takimet e kuvendeve komunale janë të hapura për mediat dhe publikun. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.