Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hykmete Bajrami ironizon me ministrin Murati: Për grantin e vëllaut të Fitores, a i ka fajet Opozita apo Gjykata Kushtetuese

Gazeta10
16 November 2024 - 18:30

Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është për keqardhje që Qeveria Kurti për katër vite vetëm kanë vajtuar. Këtë reagim Bajrami e ka bërë ndaj ministrit Hekuran Murati i cili ka thënë se për faj të opozitës qytetarët po vazhdojnë ta paguajnë bukën më shtrenjtë.

Bajrami ka pyetur Muratin se kush është fajtor për grantin që e ka fituar vëllai i deputetes Fitore Pacolli, opozita apo Gjykata Kushtetuese.

“4 vjet tu vajtu, jeni për keqardhje.

Po për 100 mijë euro të vëllaut të Fitores, që e regjistron fermën veç katër ditë para se me e marrë grantin kush po del fajtor Opozita apo Gjykata Kushtetuese?”, ka shkruar Bajrami.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.