Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Kurti nuk i beson Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, por i beson asaj të Maqedonisë së Veriut

Gazeta10
18 November 2024 - 16:23

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj situatës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj thekson se kryeministri Kurti po shmanget nga ngritja e shqetësimeve për padrejtësitë ndaj shqiptarëve në shtetin fqinj.

“Në Maqedoninë e Veriut po shkelet barazia e po nëpërkëmbën të drejtat e shqiptarëve”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Kurti në vend që ta ngritë shqetësimin e Kosovës për këtë padrejtësi, po mundohet të nxirret me disa formulime hipokrite duke përmendur Gjykatën Kushtetuese”.

Haradinaj vë në dukje paradoksin se si kryeministri Kurti nuk i beson Gjykatës Kushtetuese të vendit të tij, por shpreh besim në gjykatën kushtetuese të një shteti tjetër.

“Të ka kaluar koha e manipulimit edhe në Kosovë por edhe kudo tjetër o kryeministër!”, ka shkrua ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.