Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Kurti fton bizneset japoneze të investojnë në Kosovë

Gazeta10
28 September 2022 - 22:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së fundit të qëndrimit në Japoni, zhvilloi një bashkëbisedim me biznese të mesme dhe të mëdha japoneze në kuadër të Forumit Ekonomik të organizuar nga Instituti Japonez për Investime të Jashtme.

Në adresimin e tij hyrës, Kurti shprehu falënderimin për mbështetjet e vazhdueshme që ka dhënë Japonia në zhvillimin e shumë sektorëve me rëndësi në Kosovë. Teksa, para tyre orezantoi karakteristikat kryesore të vendit dhe pse ato e bëjnë Kosovën vend tërheqës për investime të huaja.

Kryeministri Kurti i ftoi bizneset që ta vizitojnë Kosovën dhe të hulumtojnë mundësitë e investimeve që vendi ynë ofron./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.