Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Gjykata Kushtetuese and Serbisë legalizoi pasivizimin and adresave të shqiptarëve’

Gazeta10
20 November 2024 - 7:23

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, e cila ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës së tij.

“Edhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës, që do të thotë se edhe institucioni më i lartë i Drejtësisë në Serbi e legalizoi pasivizimin e adresave,” deklaroi Lutfiu.

Ai theksoi se ky vendim hap rrugën për trajtimin e rastit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, duke shtuar se spastrimi etnik i shqiptarëve në Medvegjë duhet të marrë një verdikt ndërkombëtar.

“I ofroj mbështetjen time të plotë Safet Demirit,” përfundoi Lutfiu, duke theksuar domosdoshmërinë e ndërhyrjes së institucioneve ndërkombëtare për të guaranuar të drejtat e shqiptarëve në Serbi.

Kjo çështje mbetet një nga temat më të ndjeshme për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, të cilët përballen prej vitesh me sfida serioze lidhur me të drejtën e banimit dhe dokumentacionin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.