
Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka hedhur akuza të rënda ndaj ministres së MPJ-së Donika Gërvalla, raporton Gazeta10.
Çitaku ka komentuar intervistën e ministres më saktësisht pjesën kur ajo u pyet rreth iniciativës së Shqipërisë për miratimin e një rezolute të re në Këshillin e Evropës lidhur me pretendimet e ngritura nga Dick Marty.
Sipas Çitakut, intervista dhe deklarata e Gërvallës në këtë rast, ishte mjerim dhe për keqardhje./Gazeta10