Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“E kapi për krahu dhe e qiti jashtë” – Largohet me dhunë gazetari i Kanal10 nga drejtori i shkollës ‘Bajram Curri’

Gazeta10
21 November 2024 - 10:19

Gazetari Naim Kryeziu vizitoi shkollën fillore “Bajram Curri” në Fushë Kosovë pas raportimit të një prindi se nxemjet në këtë shkollë nuk punojë.

Ai ka hyrë brenda në shkollë dhe ka konfirmuar se disa nxemje punojnë por me një kapacitet më të ulët.

Derisa ishte duke e përfunduar punën e tij, gazetari Kryeziu pengohet nga drejtori i kësaj shkolle, raporton Gazeta10.

Drejtori me një fjalor arrogant tenton edhe ta largojë gazetarin nga shkolla duke e kapur nga krahu, gjë kjo e cila është e ndaluar gjatë punës së tij.

Insistimi i gazetarit për të hyrë prapë brenda në një klasë dhe të konfirmojë që nxemja punon njëjtë në të gjitha klasat nuk u aprovua.

Drejtori e mbylli derën e shkollës me çelsë duke e bërë institucionin publik si shtëpinë e tij private./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.