
Kampioni botëror i peshave të rënda në WBC Tyson Fury ende shpreson se mund të arrihët një marrëveshje me rivalin e tij bashkëvendas Anthony Joshua per nje duel mes tyre.
Fury, ka zbuluar se negociatat për një super-luftë të mundshme me Anthony Joshua janë ende në vazhdim, pavarësisht pretendimeve në fillim të javës se lufta ishte ndërprerë pasi kishte kaluar afati i tij që Joshua të nënshkruante kontratën.
Data e 3 dhjetorit ka qenë opcioni I pare per nje rematch me mes tyre stadiumin Principality të Cardiff-it që mendohet te jete vendi i takimit, në një postim të fundit në mediat sociale, Fury ka thënë se promoteri i tij Frank Ëarren e bindi atë të zgjasë afatin dhe te pres pergjigjen e Joshuas.
Për Joshuan, kjo mundësi për t’u përballur me Fury-n pas dy humbjeve të njëpasnjëshme ndaj kampionit të unifikuar të peshave të rënda, Oleksandr Usyk, do të ishte shansi i fundit për një rikthim në mesin e më të mirëve.