Sport

Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në program, vëmendja në Mynih

Gazeta10
26 Nëntor 2024 - 17:46

Sonte (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së pestë në edicionin 2024/25 të Ligës së Kampionëve.

Pas tri javësh pushim, ethet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri në shtëpinë e çdo tifozit dhe sonte nuk do të mungojnë ndeshjet interesante.

Përballja më e fortë pritet të jetë ajo në mes të Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, e cila pritet të zhvillohet në Allianz Arena nga ora 21:00.

Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo në mes të Interit dhe RB Leipzigut dhe Sporting Lisbona-Arsenal.

Nga klubet tjera të mëdha, Milani luan në udhëtim te Slovan Bratislava, Atletico Madridi te Sparta Praga, Barcelona e pret Brestin dhe Manchester City është nikoqir i Feyenoordit.

Takimet e fundit të ditës së sotme janë ato me Bayer Leverkusen-Salzburg dhe Young Boys-Atalanta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.