Dy mesfushorët e Barcelonës, Pedri dhe Gavi pritet të vazhdojnë kontratat e tyre.
Siç raporton Fabrizio Romano, bisedimet rreth kontratave janë duke shkuar në rrugën e duhur dhe se pritet të nënshkruajnë së shpejti.
Pedri, këtë sezon po shkëlqen me Barcelonën duke bërë 18 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola, ndërsa Gavi është rikthyer në fushën e blertë së fundi pas lëndimit që kishte pësuar në grumbullim me Spanjën vitin e kaluar.
Barcelona, kujtojmë që do të luajë sonte ndaj Brestit në Ligën e Kampionëve, me ndeshjen që zhvillohet në orën 21:00.