Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Pantina për deklaratën e Kërstiq: I ka konvenu qeverisë me e heq vëmendjen nga skandalet

Gazeta10
26 November 2024 - 21:50

Komentatorja politike, Shqipe Pantina ka theksuar se informacionet e paverifikuara të gazetarit serb, Branislav Kërstiq për gruan e Kurtit më së shumti i kanë shërbyer Qeverisë së Kosovës.

Sipas Pantinës, deklaratat e Kërstiqit i kanë ndihmuar më së shumti Kurtit për ta tërhequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

“Ky lajm apo informacion i paverifikuar më së shumti i shërbeu vetë qeverisë për faktin se vetëm për një ditë e tërhjeku vëmendjen nga skandalet e shumta që në vazhdimësi këto ditëve të fundit janë duke u shpërfaqur”, ka thënë Pantina.

Ndryshe, Kërstiq ka deklaruar të hënën se gruaja e Kurtit jeton dhe punon në Beograd, por që për të njëjtën ai ka theksuar se është keqinterpretuar për shkak të problemit të tij me gjuhën. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.