Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Bixhoz me aleatët”, Matoshi i reagon Hajdarit: Osmani nuk foli si opinioniste, nuk doli askush me demantu

Gazeta10
26 November 2024 - 22:06

Komentatorja politike, Fatime Hajdari ka komentuar fjalimin vjetor të presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe kritikat që pati ajo për raportet me aleatët ndërkombëtarë.

Sipas Hajdarit, kritikat e Osmanit tashmë janë të vonshme dhe se për këtë ajo duhet të dorëhiqet.

“Pyetjet dhe shqetësimi i presidentes në kuvend, mendoj se ajo realisht do të duhej të dorëhiqej dhe të mos rrinte si presidente e përzgjedhur me shumicën e votave të atyre njerëzve që e kanë votuar”, ka thënë Hajdari.

“Ajo nuk i ka fituar votat si presidente popullore”, ka reaguar komentatorja politike, Shqipe Pantina.

Megjithatë, ndaj deklarate të tyre ka reaguar gazetari Halil Matoshi.

“A ka akuzë ma të ranë që kallëzohet në republikën tonë kur kryeministri jonë luan bixhoz me aleatët e sigurisë. Nuk është as fjala jonë e  as Kërstiqit, nuk ka fjalë ma të ranë se është njeri i parë i shtetit”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.