
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, raporton Gazeta10.
Kim e ka falënderuar Begajn për diskutimin që kanë zhvilluar rreth temave kyçe të raporteve.
Më tej, Kim ka thënë se roli i Presidencës në përputhje me Kushtetutën është shumë me rëndësi për demokracinë dhe sigurinë e Shqipërisë.
Këtu keni statusin e plotë:
“Faleminderit Presidentit Bajram Begaj për diskutimin e sotëm të çështjeve kyçe të marrëdhënieve. Roli institucional i Presidencës, në përputhje me kushtetutën, është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë”, ka shkruar ambasadorja Yuri Kim në llogarinë e saj në Twitter. / Gazeta10.
Thank you President @BajramBegajAL for today’s discussion of key issues in 🇺🇸 🇦🇱 relations. The institutional role of the Presidency, in accordance with the constitution, is essential for Albania’s democracy and national security. https://t.co/n7OUBcsQ1u
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 29, 2022