Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj ka rrëfyer detaje nga dalja e parë publike e UÇK-së rreth 27 vjet më parë.
Haradinaj në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun ka thënë se ushtarët e UÇK-së kanë pasur një dakordim mes tyre që nëse sulmohet një familje, ata t’u përgjigjen me të gjitha forcat.
“Marrëveshja ka qenë bile në shtëpinë e Sylejman Selimit ku janë kanë shumica e figurave kryesore, ka qenë një dakordim i përbashkët që nëse sulmohet një familje qoftë në Dukagjin, qoftë në Drenicë, ata ushtarë të UÇK-së kudo që janë duhet me u përgjigj me zjerm”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, Haradinaj ka rrëfyer se si është furnizuar me armatim dhe takimin që e ka pasur me dëshmorin Mujë Krasniqi.
“Unë kur kam marrë rrugë kam shku te Lahi Ibrahimaj. Jam shku me marr municion e pajisje çka ka se menojshim që do të rritet dyluftimi. Aty e kam taku Mujën me një djalë të Klinës. Edhe me Mujën tu fol e tu e shpjegu situatën, ai më tregon që mas rastit të Vujnikut ka pasë një dyluftim shumë të ashpër në mes të UÇK-së dhe forcave serbe në Llaushë”, ka thënë ai. /Gazeta10/