Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj ka rrëfyer momente interesante nga dalja e pare publike e UÇK-së.
Haradinaj ka thënë se në turmën e mbledhur është dërgjuar zëri i Adem Jasharit me shokët e tij, të cilët thërrisnin “UÇK, UÇK”.
“Por aty ka fillu një za në pjesën e epërme përballë neve. Ai za ka qenë i Adem Jasharit me shokët e vetë se ishte plot e mbushur ajo turmë e armatosur”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, Haradinaj ka rrëfyer detaje nga vorrimi i mësuesit Halit Geci në Llaushë të Skenderajt, ku UÇK edhe kishte bërë daljen e parë publike.
“Dëgjohej një zë afër vijës së parë. Para se me shku në familje se na e kemi qu dikan me marrë leje se a mujme me marrë pjesë në vorrim. Përgjigja e familjarëve të Sabit Gecit i kanë thane ky është i juaji dhe aty ka qenë një organizim shumë i madh…”, ka thënë Haradinaj.
I emocionuar, Haradinaj ka thënë se zëri i turmës që thërriste UÇK, kishte shuar paksa peshën e fjalimit.
“Kur ka fillu me ardh ai za i madh UÇK, UÇK, masa para neve ka fillu me brohorit edhe me u çu në këmbë edhe tanimë pesha e fjalimit asni peshë nuk e ka pasë”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta10/